Kosova

Strategjia dhe Plani Kombëtar për Zhvillim

Vizioni i SPKZH 2030 për Kosovën

Kosovë e zhvilluar, me ekonomi të qëndrueshme, mirëqenie, siguri dhe barazi, e integruar në tregjet dhe organizatat ndërkombëtare, me institucione dhe administratë efektive, standarde të ngritura të jetesës për të gjitha grupmoshat, me cilësi dhe qasje të mirëfilltë në drejtësi, shëndetësi dhe arsim

Pse
Strategjia dhe
Plani Kombëtar
për Zhvillim 2030?

Strategjia dhe Plani Kombëtar për Zhvillim është një strategji afatgjatë për zhvillimin e Kosovës e cila gjithashtu përmban një plan zbatimi për periudhën tre vjeçare. Qëllim i saj është të vendosë drejtimin e përgjithshëm që synon përmirësimin e mirëqenies së popullit dhe vendit tonë në mënyrë që Kosova të bëhet një vend më i mirë për njerëzit që jetojnë, punojnë dhe bëjnë biznes dhe përcakton se si do të arrihen këto synime

Aprovuar nga Qeveria e Kosoves në datën 8 Mars 2023

Shkarkoni Planin Kombëtar për Zhvillim që përfshinë masat dhe veprimet për zbatimin e prioriteteve zhvillimore

Download

Struktura
e SPKZH-së?

SPKZH 2030 përbëhet nga katër shtylla, secila prej të cilave mbulon një sërë sektorësh të ndërlidhur. Çdo shtyllë mbështetet në analizën e situatës e cila përshkruan çështjet dhe mundësitë që trajton SKZH. Ka qëllime zhvillimore dhe strategjike të cilat tregojnë gjendjen e dëshiruar të punëve dhe këto maten përmes treguesve të performancës. Çdo tregues i performancës ka një bazë (ku jemi në vitin 2022) dhe synon të tregojë se ku duam të jemi deri në vitin 2030, por edhe më herët për të ndjekur progresin dhe për të bërë korrigjimet e nevojshme. Qëllimet strategjike janë zbërthyer me masa strategjike dhe veprimet për të përcaktuar institucionale dhe afatet kohore për periudhën tre vjeçare.

  1. Qeverisja dhe administrata publike
  2. Financat publike
  3. Politika e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
  4. Siguria dhe mbrojtja
  5. Siguria publike
  6. Drejtësia
  7. Mjedisi
  8. Transporti dhe komunikimi
  9. Energjia
  10. Mbështetje për industrinë dhe bizneset
  11. Bujqësia
  12. Kultura dhe sporti
  13. Tregu i punës dhe punësimi
  14. Kujdesi social
  15. Shëndetësia
  16. Arsimi dhe shkenca

SPKZH 2030 do të zbatohet përmes strategjive sektoriale dhe planeve të tyre të veprimit, programeve dhe buxheteve shtetërore dhe komunale. Si axhenda e integrimit në BE, ashtu edhe programi i qeverisë janë pasqyruar në PKZH.

1 vit Buxheti Vjetor 2-5 vite Planet e Veprimit, Korniza Afatmesme e Shpenzimeve 5-10 vite Strategjitë sektoriale 9 vite

SPZHK 2030 është përgatitur nga Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me të gjitha ministritë dhe duke u konsultuar me shumë aktorë të tjerë. Procesi përbëhej nga 4 faza:

  • Në fazën 1 nga 4, u krye analiza e situatës (analiza SËOT e përbërë nga Përparësitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Kërcënimet), e cila shërbeu si bazë për identifikimin e fushave prioritare të ndërhyrjes.

    Phase 1 of 4

  • Në Fazën 2 nga 4, Grupet Tematike të Punës u krijuan në fund të vitit 2021 dhe roli i tyre ishte të vërtetonin analizën e situatës dhe nevojat prioritare. Më tej, u zhvilluan qëllimet zhvillimore dhe strategjike së bashku me treguesit e performancës, gjendjen aktuale dhe caqet e synuara. Gjithashtu, në këtë proces janë përfshirë edhe partnerë jashtë qeverisë, si OJQ, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe donatorë.

    Phase 2 of 4

  • Në fazën 3 nga 4, u hartua dhe u prezantua për konsultim publik Strategjia Kombëtare e Zhvillimit 2030.

    Phase 3 of 4

  • Në fazën 4 nga 4, është zhvilluar Plani Operacional për 2023-2025 nga të gjitha ministritë për të specifikuar se si do të përmbushen objektivat. Janë përcaktuar masat dhe veprimet për të informuar se çfarë duhet bërë për të arritur objektivat dhe synimet.

    Phase 4 of 4